Flash

Vijon "saga" e gjyqit të Habilajve, dështon sërish seanca te Krimet e Rënda

Lapsi.al 30 October 2019
Vijon "saga" e gjyqit të Habilajve, dështon sërish

Është shtyrë sërish gjyqi për grupin e "Habilajve" në Gjykatën e Krimet e Rënda.

Si shkak për vijimin e kësaj "sage" u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës. Deri më tani, është ekstraduar nga Italia vetëm Reshat Radhima, anëtar i grupit të Habilajve, ndaj të cilit ishte vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” më 2 shkurt të 2017-s.

Grupi “Habilaj” u godit në tetor të vitit 2017. Hetimet në Shqipëri nisën pas publikimit të disa përmbajtjeve dëgjimore në media, ndërsa nga autoritetet italiane u morën me mijëra faqe përgjime,  ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në kuadër të hetimeve, të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. I vetmi nga grupi që ndodhej në Shqipëri ishte Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin, ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.

Anëtarët e grupit të "Habilajve" akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, ne tentative, kryer ne formen e posacme te grupit te strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI