Flash

Berisha zbulon "prapaskenat" brenda PS-së: O Kajmaku, ose zhduket Vora!

Lapsi.al 30 October 2019
Berisha zbulon "prapaskenat" brenda PS-së: O Kajmaku, ose zhduket

Ish-kryeministri Sali Berisha ka “zbardhur” prapaskenat që po zhvillohen sipas tij në kampin e Partisë Socialiste në lidhje me kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama po tenton që ta largojë nga posti Kajmakun dhe bashkë me të "të shkrijë" edhe Bashkinë e Vorës.

“O Kajmakun ose zhduket Vora! O Kajmak o kajmakli une e zhduk Voren per ty! Miq, pas vertetimit se Jorgo Tora i arrestuar per fallsifikim parash ne Greqi eshte fiks Kajmaku i partise, kreu i Meduzes thuhet se po mendon per te zhdukur Bashkine e Vores, sipas kesaj llogjike pa Kajmakun e Surrelit nuk Vore dhe qytetare, duke treguar se banditizmi i kryekreut te meduzes ka kufinj vetem qiellin! Kesaj i thone O Kajmak o Kajmakli une e zhduk Voren per ty!,”-shkruan Berisha.

Ditën e djeshme, në mediat online nisi të qarkullojë premisa që njësia vendore e Vorës do të ndahet territorialisht mes bashkisë së Tiranës dhe asaj të Kamzës, për të shmangur Kajmakun, pasi PD-ja deklaroi se Prokuroria kishte konfirmuar se në sajë të gjurmëve daktiloskopike, kandidati socialist fitues në zgjedhjet monopartiake të 30-qershorit, është i njëjti person me "Jorgo Toton", që ka llogari të hapura me drejtësinë greke.  Ndarja e Vorës do të ndryshonte automatikisht balancat në favor të Partisë Socialiste, dukem u pasqyruar në tkurrjen e përqindjes së elektoratit tradicionalisht të djathtë në Kamëz. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI