Flash

Rrëfimi i studentes/ Si i shpëtova përdhunimit në mes të Elbasanit

Lapsi.al 30 October 2019
Rrëfimi i studentes/ Si i shpëtova përdhunimit në mes

Dy ditë më parë një 36-vjeçar u vu në pranga pasi tentoi të përdhunojë një studente 22-vjeçare në Elbasan. Rovena Zekaj ka rrëfyer për Report Tv se prej vitesh ka jetuar në Itali dhe është rikthyer në Shqipëri nëpërmjet programin të shkëmbimit të studentëve "Erasmus".

"Unë dola nga shtëpia dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhën disa djem me një "Golf" i bardhë dhe filluan të më kërcënojnë me fjalë të pista. Mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ata ndërruan makinë.

Kaluan disa orë dhe polica i ndali, por nuk veproi. Kam lindur në Shkodër, por kam jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit sepse kjo gjë mund të më kishte ndodhur kudo. Është faji i personave që nuk përdorin kokën.

Kur po kthehesha në shpi, një nga djemtë kishte ikur nga makina dhe po më ndiqte. Unë për të mos u treguar se ku kisha shtëpinë, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë. Më hipi sipër dhe filloi të më prekte. Fati që kisha një “body” dhe nuk mund të ma tërhiqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat, u ndez një dritë, se unë po bërtisja fort dhe ai iku", tregon e reja.

Rovena sqaron se nuk është e vërtetë që ajo ka qenë duke darkuar me ta dhe që i kanë propozuar hotelin.

"Kam dëgjuar që thonë se kam qenë në darkë me to dhe më kanë propozuar hotelin. Jo nuk është e vërtetë. Nuk i njoh! Kam njoftuar ambasadën italiane dhe kjo ka ndihmuar në veprimin e policisë shqiptare. Pyetja që më ka bërë policia ishte "si ishe veshur". Është dramatike", - u shpreh ajo.

Image result for rovena zekaj

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI