Flash

Kthesa e motit/ Mesdita sjell shtrëngata, fundjava me temperatura në ulje

Lapsi.al 31 October 2019
Kthesa e motit/ Mesdita sjell shtrëngata, fundjava me temperatura në

Ndonëse dita e sotme nisi me vranësira dhe u karakterizua nga reshje të dobëta shiu, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites do të rikthehen kthjellimet në një pjesë të konsiderueshme të vendit, mesditës, duke përjashtuar jugun.

Sikurse tregohet edhe në tabelën bashkëngjitur më poshtë, reshjet do të jenë të dobëta dhe të shoqëruara me shtrëngata, por nuk parashikohet rrezik përmbytjesh.

Ndërkaq, era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, ku do të shkaktojë valëzim të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen që të ulen ndjeshëm në zonat malore, ku do të kapin vlerën minimale të 5ºC  dhe në zonat e ulëta, ku treguesi i termometrit do të variojë nga 8 deri në 22ºC. Ndërsa, në zonat bregdetare, temperaturat do të jenë me vlera skajesh nga 12 deri në 21ºC. ©Lapsi.al

PARASHIKIMI SIPAS IGJEUM

RESHJET

Sot pasdite (e enjte dt.31) dhe nesër (e premte dt.01) priten reshje, në përgjithësi të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

73269977_1487912261362615_7649711262439309312_n

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 21 °C

në vendet e ulëta: 10 / 23 °C

në vendet malore: 4 / 10 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte dt.31) dhe nesër (e premte dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në territoret malore veriore.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI