Flash

Përplasja me fqinjët, Rama grup me 7 zv/ministra për kufijtë ujorë

Lapsi.al 31 October 2019
Përplasja me fqinjët, Rama grup me 7 zv/ministra për kufijtë

Një ditë pas takimit me homologun e tij grek Mitsotakis, Kryeministri Edi Rama ka nxituar për të ngritur një grup pune për administrimin e detit dhe ujerave territorial.

Edhe pse në media u nxitua të thuhej se ky është grupi i punës për ndarjen e kufirit me Greqinë, rezulton se vendimi i qeverisë është krejt ndryshe.

Në komisionin që do të përbëhet nga 7 zëvendësministra dhe që do të kryesohet nga ai i jashtëm do të diskutohen problematikat që lindin mes shteteve dhe do të hartohen raporte për zgjidhjen e tyre. Ky komision është krijuar fillimisht në vitin 2012, dhe raporton te kryeministri një herë në muaj

Detyra e tyre do të jetë edhe administrimi i marrëdhënieve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, në marrëveshjet ndërkombëtare, konventat dhe protokollet e nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.

Sa i përket marrëdhënieve me Greqinë, mësohet se grupi teknik i punës është ende në fuqi edhe pse negociatat kanë mbetur në mes. Për plotfuqishmërinë e marrëveshjes presidenti ka vendosur tashmë të presë konstituimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas të vijohet me procedurat e tjera./ Ora

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI