Flash

Anulohet "shitja" e Syrit të Kaltër/ Në ankand për 170 mijë lekë del parku i Drilonit

Lapsi.al 31 October 2019
Anulohet "shitja" e Syrit të Kaltër/ Në ankand për

Procedurat që parashikonte kontrata për dhënien me qira të kabinave të drurit tek “Syri i Kaltër” janë pezulluar nga Ministria e Financave.

Vlera minimale e ofertave kapte shifrën e 72 mijë e 500 lekëve në muaj, pra rreth 600 euro, që është konsideruar si një shumë mjaft e ulët, duke marrë në konsideratë preferencat për këtë pikë turistike me një fluks shumë të lartë vizitorësh.

Nga një hulumtim i kryer nga televizioni “Top Channel”, ka rezultuar se për dhënien me qira të kësaj prone shtetërore ka dhënë lejen edhe Ministria e Mjedisit, ndërsa ministri përgjegjëas, Blendi Klosi, i pyetur nga mediat për çështjen në fjalë e quajti ankandin “anomali të institucioneve”.

Prej 20 vjetësh, këto kabina jepen me qira me një çmim edhe më të ulët, prej vetëm 15 mijë lekësh në muaj. Ndërkohë, shoqëria që e administron “Albtourist TO”, ka katër vjet që është në vështirësi financiare, që ka si indikator më të prekshëm mungesën e pagave për punëtorët.

Paralelisht me anulimin e ankandit për “Syrin e Kaltër”, një tjetër pronë e ngjashme shumë herë më e madhe brenada zonave të mbrojtura, kërkohet të jepet me qira të ulët. Bëhet fjalë për 2500 metra katror toke në Parkun e Drilonit, në Tushemisht të Pogradecit.

Sipas dokumentit të njoftimit, vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 172,600 lekë në muaj, ndërkohë që mbi 1800 metra katror të pronës janë funksionale për ushtrimin e veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit.

Si edhe në precedentin e mësipërm, edhe në këtë rast, Ministria e Mjedisit ka dhënë miratimin e saj. Në njoftimin e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) shkruhet se dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim përdorimin e saj për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, të cilat gjenerojnë të ardhura për shoqërinë dhe nxisin rritjen e punësimit dhe investimit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI