Flash

“Monstra e Peshkopisë” tenton sërish të vrasë veten në burg

Lapsi.al 31 October 2019
“Monstra e Peshkopisë” tenton sërish të vrasë

Shpëtim Ziza, i njohur ndryshe si “monstra e Peshkopisë”, ka tentuar që të vrasë sërish veten në burgun e Fushë Krujës. Ai është dënuar me burg të përjetshëm nga gjykata për përdhunimin dhe vrasjen e një të mituri. Mësohet se 31-vjeçari ka prerë damarët e tij me filxhan kafeje.

Sapo ka kryer aktin, është pikasur nga mjekët e spitalit të burgut të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë. Kjo nuk është hera e parë që 31-vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës së tij. Në muajin maj të këtij viti, ai i vuri zjarrin qelisë, ndërsa disa vite më parë tentoi që të vetëvarej në qeli.

Shpëtim Zisa, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit Besim Çenga. Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi në vitin 2007, ku asokohe 19-vjeçari Ziza kishte përdhunuar, goditur e më pas e kishte mbytur me lidhëse këpucësh të miturin. Pasi e dhunoi dhe e vrau, Ziza e hodhi të miturin në një përrua dhe trupi i tij u gjet afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, plot 5 ditë pas zhdukjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI