Flash

Lubonja: Opozita i dogji mandatet për ndërkombëtarët

Lapsi.al 31 October 2019
Lubonja: Opozita i dogji mandatet për ndërkombëtarët

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se opozita ka djegur mandatet e ka dalë nga parlamenti për ndërkombëtarët dhe jo për shqiptarët. Lubonja u shpreh se opozita po ashtu bashkëpunon me oligarkët, e po ashtu bashkëpunon dhe me ish-ministra e ish-funksionarë të lartë në kohën e qeverisjes së PD, duke mos larguar asnjë, duke mos i ngarkuar askujt, asnjë përgjegjësi politike.

“Kam pasur rezervat e mia për daljen nga parlamenti. Ju keni dalë nga parlamenti për mendimin tim për ndërkombëtarët, jo për shqiptarët. Për t’iu thënë ndërkombëtarëve se ky nuk është vendi normal e ju duhet të ndërhyni. Aksioni opozitar ka sjellë një sensilibizim te ndërkombëtarët, por nuk është i mjaftueshëm për të ndryshuar sistemin dhe për të sjellë një ndryshim në Shqipëri e për të sjellë një aksion për shqiptarët e jo për ndërkombëtarët.

Për aksionin për shqiptarët, ju jeni aty ku keni qenë. Bashkëpunëtorët që keni ju, janë ish-ministra, ish-funksionarë. Vetëm një tezë më bind, teza që njerëzit janë mërzitur kaq shumë sa thonë le të vijë më i keqi, vetëm ky që është mos të jetë. Në këtë kuptim, nuk shoh dallim mes PS e PD ne atë që bëjnë për shqiptarët”, - u shpreh Lubonja.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI