Flash

VIDEO/ Policia meksikane kapi djalin e El Chapo, por e liroi nga frika e kartelit të Sinaloas

Lapsi.al 31 October 2019
VIDEO/ Policia meksikane kapi djalin e El Chapo, por e liroi nga frika e

Autoritetet meksikane publikuan pamjet e tentativës së pak ditëve më parë, për të arrestuar djalin e bosit meksikan të drogës El Çapo. Por presidenti justifikoi policinë që tërhoq, pasi sipas tij zonën e rrethuan anëtarët e armatosur të kartelit të Sinaloas.

Autoritetet meksikane publikuan këtë video, që tregon momentet kur efektivë të policisë ushtarake ndërhyjnë në një banesë për të arrestuar Ovidio Guzmanin, djalin e El Çapos, kreut të kartelit famëkeq të dogës të Sinaloas.

Xhirimet janë kryer me një kamerë trupi që e mbante drejtuesi i operacionit, i cili u bën thirrje vazhdimisht të qëndrojnë të qetë, njerëzve të Guzmanit që e shoqërojnë të shqetësuar.

Operacioni mban datën 17 tetor, por policia ushtarake nuk arriti ta finalizojë. Ata u detyruan t’a lënë të lirë, pasi zonën e rrethuan qindra pjesëtarë të armatosur të karteleve të tij. Në video, dëgjohen në sfond të shtënat me armë prej tyre.

I vënë përballë kritikave nga opinioni publik, presidenti meksikan justifikoi vendimin për lirimin e tij.

"Vepruam në mënyrën më të drejtë, për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Do të duheshin deri 3 mijë forca në atë moment, mitralozë, helikopterë për të ndërhyrë. Për më tepër, na kërcënuan se do të vrisnin civilë si hakmarrje" - tha ai.

I zgjedhur president një vit më parë, Lopez Obrador i ka shpallur luftë karteleve të drogës, por që deri më tani ka dështuar në uljen statistikave të vrasjeve.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI