Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata vendos "arrest me burg" për Blendi Tetën

Lapsi.al 1 November 2019
Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata vendos "arrest me burg" për

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Blendi Tetën, 39 vjeç,  i arrestuar si personi që ka dijeni mbi itenerarin e ndjekur nga vrasësit e ish-policit, Santiago Malko. Mësohet se Teta, fajtor për akuzën "moskallëzim krimi" nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.

Vrasja e ish-policit Malko, ka vënë Policinë dhe Prokurorinë përpara shumë pistash hetimore, jo vetëm për ngjarje të ndodhura në Tiranë, por edhe në qytetin e Durrësit. Pas këqyrjes se dhjetra kamerave të sigurisë, hetuesit kuptuan se viktima ishte ndjekur hap pas hapi nga dy makina, në njërën prej të cilave më pas u mësua se gjendej edhe Teta. Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.

Rrëfimi i mëpasshëm i 39-vjeçarit Teta zbuloi emra të të përfshirëve në ngjarje, mes tyre dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka. Në kërkim janë shpallur 3 anëtarët e tjerë të “Klanit Duka”, një grupi të ri kriminal, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale. Ata janë: Ilir Selmani, Elvis Gaçaj si dhe Oltian Loga. Të implikuar në këtë ngjarje janë edhe Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, Fatmir Hyseni, si edhe pronari i “Golf 5” gri me të cilën lëvizën autorët, Ervis Metani, që njihet nga Policia edhe si “Visi i vogël”.

Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”. Ish-polici ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Megjithatë, pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë, Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Mandati i Agim Kajmakut, KQZ nis mbledhjen

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të shqyrtuar gjetjet e Prokurorisë në lidhje me kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Kjo mbledhje vjen pas ...

10:13

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI