Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rama e kërcënoi me padi, Haradinaj vijon akuzat: Ai dhe Thaçi u rreshtuan pro ndarjes së Kosovës

Lapsi.al 1 November 2019
Rama e kërcënoi me padi, Haradinaj vijon akuzat: Ai dhe Thaçi u

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar së fundmi se ndarja territoriale e vendit është përkrahur nga presidenti Hashim Thaçi bashkë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, nga ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, si edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Madje sipas tij, këta politikanë janë rreshtuar pro ndarjes së Kosovës.

“Plotë zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes së Kosovës kanë bërë gabim të madh, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e saj. Qoftë Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera me i shërby vendit. Por është e vërtetë se kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarjen e Kosovës në shkëmbim të territoreve. Vlora, presidenti të gjithë kanë përkrahur këtë”, ka thënë ai para mediave pas homazheve para shtatores së heroit Zahir Pajaziti, në ditën e tij të lindjes.

Pak ditë më parë, Haradinaj reagoi pasi shefi i ekzekutivit shqiptar njoftoi se do të ngrejë një padi ndaj tij për deklaratën e mëhershme, ku shprehej se së bashku me presidentët Hashim Thaçi dhe  Aleksandër Vuçiç, Rama do të ndante 10 miliardë euro në tavolinë nëpërmjet planit të ndarjes territoriale të Kosovës.

Në një komunikim me televizionin informativ “News 24”, Haradinaj nuk u tërhoq nga akuza e tij. “Nuk e kam ndjekur atë që tha Rama. Kam lexuar nëpër portale. Ai ka shqetësimet e tij. Unë kam kundërshtuar shkëmbimin e territoreve, do të ishte humbje e madhe për Kosovën. Duan të marrin pasuritë e Kosovës.”-tha Haradinaj.

Reagimi i Haradinajt erdhi pas deklaratës së Ramës, i cili mohoi që të kishte ndërhyrë për çështjen e heqjes së taksës prej 100 % ndaj mallrave dhe produkteve serbe, në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në prill në Berlin.

Akuza e Haradinaj:

Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë €, Trepçja jep një fitim neto rreth 500 milionë €në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë €, të cilat duhet t’i gëzojë Kosova dhe Serbia. Ndalova grabitjen 10 miliardë €, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë  në realizimin e kësaj skeme. Por, unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera  e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës’’, tha Haradinaj gjatë një intervistës për emisionin “360 gradë’”.

Përgjigjia e Ramës në emisionin “Opinion”:

“Në gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndanim unë, Hashim Thaçi dhe Vuçiçi. Që t’i thuash një populli se ishin 10 miliardë në tavolinë atyre bravo ju qoftë që marrin akoma vota.

Ky dha dorëheqjen me demek dhe është akoma kryeministër i Kosovës, një person që më detyroi të dal publikisht që gënjeu publikisht pas samitit të Brrlinit. Në asnjë sekondë nuk i kam bërë presion që të heqë taksën.

I kam thënë vetëm që “kjo që të propozon Makron të vjen vetëm një herë”. Makron në sy tim, kancelares dhe dhe presidentit të Serbisë i tha: “Më jep 4 muaj Ramush dhe do futem unë në procesin e dialogut. Ti pezulloje taksën. Nuk i tha njeri hiqe. Serbia të pezullojë fushatën idiotekse kundër njohjeve dhe unë do të heq veton për vizat”.

Në vend që të bënte një lëvizje taktike për të marrë diçka bëri një kokfortësi dhe sot Kosova nuk ka akoma vizat. Dhe pastaj gënjeu dhe tha që po më bëjnë presion. Këtë kryeministrin në ikje do ta çoj në gjyq”.  ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Mandati i Agim Kajmakut, KQZ nis mbledhjen

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të shqyrtuar gjetjet e Prokurorisë në lidhje me kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Kjo mbledhje vjen pas ...

10:13

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI