Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Shkarkimi i Kajmakut, Basha: Është pasqyra e Ramës, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 1 November 2019
Shkarkimi i Kajmakut, Basha: Është pasqyra e Ramës, të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar vendimin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Në një dalje për mediat, Basha tha se është poshtëruese për Partinë Socialiste, që "nuk nxjerr dot kandidatë të painkriminuar dhe të padënuar". Sipas kreut të PD-së, tashmë nuk ka më asnjë dyshim që këto prova janë një skemë e Ramës për t’ja dorëzuar pushtein krimit. Për të disatën herë, Basha bëri thirrje për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Në radhë të parë e gjitha kjo është një poshtërim për Partinë Socialiste, që nuk nxjerr dot kandidatë të painkriminuar, të padënuar por nxjerr llumin e llumit. Pastaj është edhe një poshtërim për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë.

Këta trafikantë duhet të ishin në burg dhe jo në qevrisje. Kush ka pasur dyshime dhe ka menduar se gjithçka e ndodhur në vitet 2013, 2015, 2016, 2017 apo 2019 janë rastësi, tani ka të gjitha provat që ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit. Prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe t’ua kthejmë qeverisjen shqiptarëve,”- deklaroi kreu i PD-së.

Në mbledhjen e zhvilluar sot në KQZ, vendimi për t'i hequr mandatin Kajmakut u mor unanimisht me 5 vota pro.

Largimi i Kajmakut vjen pas dorëheqjes nga marrja e detyrës nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, të cilët kanë rezultuar me një të kaluar problematike në raport me drejtësinë. Ndërkohë, mbetet për t'u parë si do të vijojë hetimi për rastin e Mark Babanit, kryebashkiakut të Vaut të Dejës, i cili po ashtu akuzohet nga Partia Demokratike për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, duke fshehur një të kaluar kriminale në Itali. ©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Rama reagon pas shkarkimit të Agim Kajmakut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komunikimit të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajm...

12:44

Mandati i Agim Kajmakut, KQZ nis mbledhjen

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të shqyrtuar gjetjet e Prokurorisë në lidhje me kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Kjo mbledhje vjen pas ...

10:13

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI