Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Ministria britanike nxjerr shifrat: Rekord shqiptarësh në burgjet e vendit (FOTO)

Lapsi.al 1 November 2019
Ministria britanike nxjerr shifrat: Rekord shqiptarësh në burgjet e

Ministria britanike e Drejtësisë ka publikuar statistikat për personat që po vuajnë dënimet në burgjet e vendit në fund të muajit tetor.

Nga këto të dhëna mësohet se numri i shtetasve shqiptarë në burgjet angleze ka shkuar në 933, pavarësisht se ka një marrëveshje për riatdhesimin dhe shlyerjen e dënimit të burgjet shqiptare.

Shumica e shtetasve shqiptarë në burgjet angleze vuajnë dënimet për veprimtarinë kriminale të trafikut të kokainës. Ndërkohë, po rritet edhe numri të dënuarve të përfshirë në rritjen e shpërndarjes së kanabisit nëpër shtëpi.

Në shumë raste, mediat britanike kanë identifikuar të dënuarit shqiptarë të cilët në rrjetet sociale postonin fotografi nga brenda ambienteve të burgjeve.

I tillë ishte edhe rasti Tristen Asllanit, i dënuar me 25 vite burg për trafik droge. Asllani vitin e kaluar pranoi akuzat për trafik droge dhe posedim pa leje të një arme tip "skorpjons".

Gazeta “Evening Standard” shkruante  se ka zbuluar foto të Asllanit të cilat ai i postonte në "Instagram". Fotot janë shkrepur brenda qelisë në burgun Wandsworth në Londër.

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, nga ku 4 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë të Elbasanit, ndërsa n...

15:36

Rama reagon pas shkarkimit të Agim Kajmakut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komunikimit të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajm...

12:44

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI