Flash

Tensionet në Shkodër, protestuesit tentojnë të sulmojnë Tom Doshin (VIDEO)

Lapsi.al 19 August 2019
Tensionet në Shkodër, protestuesit tentojnë të sulmojnë

Një grup mbështetësish të Partisë Demoratike,  kanë tentuar të sulmojnë deputetin Tom Doshi, jashtë ambienteve të Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” në  Shkodër, pas përfundimit të mbledhjes për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak.

Doshi është ndjekur me brohorima nga turma e protestuesve përgjatë rrugës, ndërkohë që efektivë të shumtë të Policisë ishin në lëvizje për të mbrojtur deputetin.“Sot mora pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak si aleat i PS”- ka thënë Doshi, duke shtuar se ata që nuk morën pjesë në zgjedhje nuk kanë të drejtë të protestojnë.

Këshilli bashkiak i Shkodrës, është konstituuar pavarësisht qendresës së simpatizantëve të PD-së, të kryebashkiakes ende në detyrë, Voltana Ademi dhe të një grupi ish-deputetësh të djathtë.

 

https://youtu.be/NENZ3xiWWMM

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI