Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në bregdetin shqiptar, ku Mihal Kokëdhima, 51-vjeç, dhunoi një grup turistësh spanjollë në një konflikt të përshkallëzuar, lokali i tij “Panorma” në Porto Palermo të Himarës, do i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit për ligjshmërinë e veprimtarisë sipërmarrëse.
Kokëdhima ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë në gjyq ditën e hënë.
51-vjeçari, banues në Sarandë, ka kanosur fillimisht me fjalë turistët, që të pakënaqur nga shërbimi në lokal, kanë tentuar të largohen. Më tej, Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, veçanërisht shtetases spanjolle me iniciale K.R.