Flash

Tension para komisariatit 3/ Protestuesit thyejnë xhamat, ndërhyn policia

Lapsi.al 5 July 2026

Protesta e së shtunës në Tiranë është përshkallëzuar pas marshimit të protestuesve nëpër rrugët e kryeqytetit, të cilët u grumbulluan para Komisariatit nr. 3, ku ndodhen disa prej të ndaluarve pas protestës së djeshme para Kuvendit.

Gjatë qëndrimit para komisariatit, situata u tensionua pasi një prej protestuesve ka goditur me shkop xhamat e godinës, duke i thyer ato. Pas këtij momenti, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë ndaj protestuesve.

Ende nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar apo të lënduar pas ndërhyrjes së policisë. 


Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI