Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Altin Hila në burg, bashkëshortja i bashkohet protestës: Falënderoj shqiptarët!

Lapsi.al 4 July 2026

Gruaja e Altin Hilës, protestuesit të arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut para Kuvendit i është bashkuar protestës së mbajtur këtë të shtunë para kryeministrisë. 

Ajo ka kërkuar lirimin e bashkëshortit të saj, duke deklaruar se ai është arrestuar padrejtësisht, ndërsa protestonte për shkak të situatës së vështirë familjare dhe fëmijës së tyre të sëmurë.

Ajo tha se arrestimi i bashkëshortit e ka lënë të vetme me dy fëmijët, njëri prej të cilëve është i paralizuar.

"Kam dalë për burrin tim sepse e kanë burgosur pa të drejtë. Ai ka ardhur këtu me qëllimin e fëmijës së vet dhe ka protestuar që ditën e parë. Kërkoj lirim sa më të shpejtë. Ishalla nesër gjykata e liron. Unë nuk ia dal dot vetëm me dy fëmijët e vegjël. Njërin e kam të paralizuar. Isha në punë kur Altini vinte në protestë, por tani e kam lënë punën për fëmijët," u shpreh ajo.

Bashkëshortja e Hilës shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen që familja ka marrë nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit përmes fushatës GoFundMe, e cila u hap për trajtimin e djalit të tyre dhe ku u mblodhën mbi 150 mijë euro.

"I falënderoj të gjithë shqiptarët. Kanë bërë mrekulli për fëmijën tim. 11 vjet po ia dal vetë, me kredi e çdo gjë, por shqiptarët janë gjendur edhe për mua si nënë. I falënderoj të gjithë pa masë. Zoti i shpërbleftë dhe i begatoftë," deklaroi ajo.

Altin Hila u arrestua gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë procedurat ligjore nga autoritetet. Çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë mbi masën e sigurisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI