Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

“Demokratët Europianë": Mbështetje për të rinjtë që kërkojnë demokraci në Shqipëri

Lapsi.al 4 July 2026

“Partia e Demokratëve Europiane”, një forcë politike evropiane e qendrës, që drejtohet nga ish-kryeministri francez François Bayrou dhe që mbron me forcë integrimin evropian dhe parimet federaliste ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri. 

Në një postim në rrjetet sociale PDE ka shpërndarë foton e një vajze të re që qëndron përpara një efektivi policie me shënimin: “Jam e zhgënjyer nga ju”. 

“Në ditën e 34-t të protestave në Tiranë, një fjali jehon më fort se çdo brohoritje: “Jam e zhgënjyer nga ju.” 

Një grua e re ia thotë këtë një oficeri policie dhe në atë moment Shqipëria sheh hendekun në rritje midis qytetarëve të saj dhe atyre në pushtet. 

Demokracia nuk ka frikë nga protesta paqësore. Ajo dëgjon. Kur institucionet i përgjigjen guximit me forcë, ato nuk rivendosin rendin - ato shkatërrojnë besimin. 

Evropa duhet të qëndrojë në krah të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore dhe të rinjve mjaftueshëm të guximshëm për të mbrojtur demokracinë” – thuhet në reagim. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI