Flash

Protesta/ Ramës i sjellin dhuratë një kostum burgu, brisk dhe sapun

Lapsi.al 4 July 2026

Edhe studentët protestues i kanë bërë disa dhurata ditën e sotme Edi Ramës, në ditën e 35-të radhazi të protestës ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Në protestën kombëtare, ata kishin menduar që t'i sillnin Ramës një kostum burgu, një sapun dhe një brisk.

‘Ne studentët në protestë, i kemi sjellë një dhuratë Edi Ramës. Meqënëse këto 30 vite i shkreti nuk ka marrë asnjë dhuratë, ne studentët në protestë kemi menduar një dhuratë speciale për Edi Ramën.

I dashur zoti kryeministër Ne studentët në protestë e kemi sjellë një kostum burgu për ty. Të garantoj, në behar të mban shumë freskët dhe në dimër të mban shumë ngrohtë! Por mos u mërzit sepse ne kemi menduar për shumë gjëra të tjera.

Një sapun! Të lahesh zoti kryeministër! Por do të duhet të fërkosh fort. Gjithashtu, të kam sjellë edhe një qese me miell, sepse ti the që do të gatuash ndonjë byrek, e ke miellin direkt nga fshati.

I kam sjellë edhe një brisk! Urdhëroni! Duke qenë se i kanë mbetur dy a tre qime floku nga hallet e popullit, unë i kam gjetur një zgjidhje për t'i hequr dhe ato tre qime!’, - u shpreh një prej përfaqësuesve të studentëve. /LAPSI.al


Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI