Flash

Protestuesit marshojnë sot te Gjykata e Tiranës: Lironi çunat!

Lapsi.al 5 July 2026

Pas protestës masive të së shtunës, organizatorët, aktivistët dhe qytetarët do të marshojnë sot te Gjykata e Tiranës, rreth orës 9:00.

Tubimi i sotëm do të zhvendoset përpara Gjykatës së Tiranës, e cila ndodhet pranë strukturës së SPAK-ut, pikërisht në momentin kur pritet të jepen masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar në 2 korrik.

Ky reagim vjen pas përplasjeve të forta të shënuara të enjten gjatë seancës plenare, ku protestuesit hodhën gurë dhe vezë drejt policisë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Pas bllokimit të daljeve të Parlamentit dhe tensioneve që u zhvendosën në disa rrugë të kryeqytetit, policia shoqëroi 18 persona dhe arrestoi 9 prej tyre, duke lënë të lënduar si nga radhët e efektivëve, ashtu edhe nga qytetarët.

Organizatorët i konsiderojnë këto arrestime plotësisht të paligjshme dhe politike.

Marshimi i sotëm, i cili pritet të nisë përpara gjykatës, është vijimësi e drejtpërdrejtë e qëndresës së nisur që mbrëmjen e djeshme.

Pas tubimit qendror, qytetarët marshuan deri pas mesnate përpara Komisariatit Nr. 3 në rrugën “Mine Peza” me thirrjet e vazhdueshme “lironi çunat tanë”. Ky rit solidarizimi do të kulmojë sot përpara togave të zeza, ku kërkesa e vetme mbetet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarve.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI