Flash

Basha nxjerr videon për 27 politikanë të PS: Kjo është kartela e tyre kriminale

Lapsi.al 17 August 2019
Basha nxjerr videon për 27 politikanë të PS: Kjo është

”Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik!”, shkruante kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dy ditë më parë pas njoftimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës për tërheqjen nga marrja e detyrës.

Sërish sot, në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” i është përmbajtur të njëjtit mesazh, ku krahas denoncimit për lidhje me botën e krimit, duke përmendur emra të përveçëm të ish-zyrtarëve dhe të funksionarëve aktualë të Partisë Socialiste, Basha thekson se “Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!”

Përmes një videoje të postuar bashkëngjitur postimit, kryedemokrati numëron “kartelën e shkurtër kriminale” të 27 politikanë socialistë , që sipas tij janë përfaqësues të krimit ose kanë lidhje me krimin.

Mesazhi i Bashës

Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/717886505303132/?v=717886505303132

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI