Flash

Beteja për Shkodrën, reagon Basha: Do t’i nxjerrim banditët nga institucionet, do t’u vëmë prangat

Lapsi.al 19 August 2019
Beteja për Shkodrën, reagon Basha: Do t’i nxjerrim banditët

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë pas konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës, të shoqëruar nga protesta disaorëshe e përkrahësve dhe të përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Basha shkruan se “beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik”.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve.”- përmbyllet postimi i liderit të opozitës së bashkuar joparlamentare.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI