Flash

LIVE/ Konstituohet këshilli Bashkiak në Shkodër, tensionohet protesta jashtë Biblotekës

Lapsi.al 19 August 2019
LIVE/ Konstituohet këshilli Bashkiak në Shkodër, tensionohet

Këshilli i ri bashkiak i Shkodrës, është konstituuar pavarësisht qendresës së mbështetësve të Partisë Demokratike, të kryebashkiakes ende në detyrë, Voltana Ademi dhe të një grupi ish-deputetësh të djathtë.

Mbledhja e zhvilluar në ambientet e Biblotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” është drejtuar nga prefekti i Shkodrës, Çesk Millja. Ndërkaq, në mbledhje u vu re mungesa e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ndërsa, si përfaqësues nga Partia Socialiste në Shkodër, ishte i pranishëm deputeti Tom Doshi.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Biblotekës,  protesta e organizuar nga PD-ja është përshkallëzuar në përplasje mes tubuesve dhe forcave policore.

Nga ana tjetër, vijojnë procedurat për konstituimin e këshillit.

 

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/445493272705331/

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI