Flash

Zbatohet "urdhri" i Ramës, e përzgjedhura e tij në krye të Këshillit Bashkiak të Shkodrës

Lapsi.al 19 August 2019
Zbatohet "urdhri" i Ramës, e përzgjedhura e tij në krye

Ashtu sikurse u parakomunikua nga burime jozyrtare të pranishme në mbledhjen e ditës së djeshme të degës së PS-së në Shkodër, Brisejda Kadia është zgjedhur kryetare e re Këshillit Bashkiak.

Kadia pati një përkrahje unanime në votimin e anëtarëve për kontituimin e këshilltarëve të rinj. “Jemi në një situatë të pazakontë. Opozita la pa përfaqësim të tyrin, qyetetarët e Shkodrës. Na takon ne të jemi opozitë dhe për to.”- është shprehur Kadia gjatë fjalës së saj.

Kryetarja e re e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka folur edhe në lidhje me procedurat për zgjedhjen e e kryetarit të ri të kësaj njësie vendore, pas tërheqjes së kryebashkiakut të zgjedhur, Valdrin Pjetri nga marrja e detyrës, pas publikimi nga ana e Partisë Demokratike e dokumenteve që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.

Procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri do të vijojnë sipas Kodit të ri zgjedhor.”- ka sqaruar Kadia.

Sipas burimeve jozyrtare, ish-zv.kryeministrja, Senida Mesi, deputete socialiste në Shkodër, ka deklaruar në mbledhjen e djeshme të degës lokale të PS-së në Shkodër, se me urdhër të shefit të qeverisë, Edi Rama, duhet të përzgjidhet në cilësinë e kreut të ri të Këshillit Bashkiak, Briseida Kadia.

Kush nuk voton Briseidën do te përjashtohet nga PS”, citohet të ketë thënë Mesi, duke përcjellë urdhërin e Ramës. Kadia është një  kandidaturë që mbështetet nga deputeti Tom Doshi.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI