Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës menjëherë pas zhvillimeve të ditës së sotme në këtë bastion historik të së djathës, ku u krye konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak, shoqëruar nga protesta disaorëshe e përkrahësve dhe të përfaqësuesve të demokratëve.
Më herët, Basha reagoi lidhur me ngjarjen në fjalë përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ku shkruante se “beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik”.
Si rezultat i mbedhjes së zhvilluar në ambientet e Biblotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, u zgjodh edhe kryetarja e re Këshillit Bashkiak, Brisejda Kadia, që pati një përkrahje unanime në votimin e mbajtur mes anëtarëve për konstituimin e këshilltarëve të rinj. “Jemi në një situatë të pazakontë. Opozita la pa përfaqësim të tyrin, qyetetarët e Shkodrës. Na takon ne të jemi opozitë dhe për to.”- është shprehur Kadia gjatë fjalës së saj.
Kadia ka folur edhe në lidhje me procedurat për zgjedhjen e e kryetarit të ri të kësaj njësie vendore, pas tërheqjes së kryebashkiakut të zgjedhur, Valdrin Pjetri nga marrja e detyrës, pas publikimi nga ana e PD-së e dokumenteve që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.
“Procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri do të vijojnë sipas Kodit të ri zgjedhor.”- ka sqaruar Kadia.