Flash

KQZ refuzon dekretin e Metës për zgjedhjet, reagon PD: Militantë që ndryshojnë Kushtetutën me VKM

Lapsi.al 10 June 2019
KQZ refuzon dekretin e Metës për zgjedhjet, reagon PD: Militantë

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të 4 anëtareve të KQZ-së, të cilët vendosën të refuzojnë zbatimin e dekretit të Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se dekretin e shpallën të pavlefshëm, ata që ai i quan degët e PS-së në KQZ.

Bardhi i ka quajtur anëtarët e KQZ si militant, të cilët pohuan edhe në Gjykatë Kushtetues se Kushtetuta mund të ndryshohet me VKM.

“Mos u habisni! Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ!

Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie.

Po të njëjtët, sot, thonë se Dekreti i Presidentit të Republikës shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së Partisë Socialiste në KQZ!

Në shtetin e ndërtuar nga Edi Rama nuk ka nevojë as për President të Republikës, as për Gjykatë Kushtetuese, as për Gjykatë të Lartë, as për Prokuror të Përgjithshëm, as për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në shtetin e Edi Ramës, të ndërtuar sipas modelit orwellian të Fermës së Kafshëve, mjafton vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama!

Kjo është e papranueshme dhe shqiptarët nuk kanë për ta pranuar kurrë! “Edi Rama mirë, gjithë të tjerët keq” ka marrë fund që më 16 Shkurt!”, thekson Bardhi.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI