Flash

Dekreti i Metës/ Nënkryetari i KQZ-së: Akt administrativ i pavlefshëm, nuk merret parasysh

Lapsi.al 10 June 2019
Dekreti i Metës/ Nënkryetari i KQZ-së: Akt administrativ i

Pas largimit të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedheve, Klement Zguri, nga mbledhja që po zhvillohet lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale, fjalën e ka marrë nënkryetari këtij organi, Denar Biba, i cili e ka cilësuar vendimin e kreut të shtetit si një akt administrativ të pavlefshëm.

Biba ka akuzuar presidentin Meta për refuzim të vetëdijshëm të zbatimit të urdhërimit kushtetues për caktimin e një date zgjedhjeje.

Presidenti refuzon të zbatojë urdhërimin që e detyron atë të caktojë datë zgjedhjesh.  Sipas nenit 1 të Kushtetutës, qeverisja bazohet në sistem zgjedhjesh periodike, cdo katër vjet. Shfuqizimi i dekretit që përcaktonte datën 30 qershor është shkelje e hapur dhe flagrante e parashikimeve të mësipërme duke e lënë vendin pa datë zgjedhjesh dhe pa proces zgjedhor.

 Ky dekret nuk sjell asnjë pasojë juridike, ai konsiderohet se nuk ekziston, cdo subjekt që ndesh një akt të tillë nuk i nënshtrohet rregullave të tij dhe nuk e merr parasysh.  KQZ ka detyrimin të vijojë punën”- ka thënë Biba.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI