Ka përfunduar takimi prej 90 minutash i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë. Takimi u vendos sot në mbledhjen e kryesisë së PS-së, menjëherë pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi “live” para mediave çdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.
Takimi mes shefit të qeverisë dhe trupës diplomatike u zhvillua në godinën e kryeministrisë. Ende nuk ka detaje rreth asaj që është diskutuar.
Vendimi i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet lokale u pasua me reagime të forta nga Partia Socialiste, e cila përmes zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali pohoi se do të nisë me shpejtësi proceduarat për shkarkim e Metës nga posti i Presidentit.