Flash

Anulimi i zgjedhjeve dhe shkarkimi i Metës, ambasadori i OSBE: Vendosin institucionet, është çështje e brendshme

Lapsi.al 10 June 2019
Anulimi i zgjedhjeve dhe shkarkimi i Metës, ambasadori i OSBE: Vendosin

Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bernd Borchard, ka folur mbi aktualitetin politik në Shqipëri, duke i cilësuar zhvillimet e fundit, siç janë: shtyrja e zgjedhjeve me vendim të presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe vendimi i Partisë Socialiste për nisjen e procedurave për shkarkimin e kreut të shtetit, si çështje të brendshme të vendit.

“Sa i përket zgjedhjeve është çështje e brëndshmë dhe debat i brendshëm që i përket Shqipërisë. Kam shumë besim se do të ketë një zgjidhje. Kjo është çështje e Shqipërisë për të vendosur që i përket parlamentit dhe Kushtetutës. Institucionet shqiptare janë ato që do të marrin një vendim. Kjo është një pyetje shumë e ligjshme por që është gjithashtu e komplikuar por që kush ika arumentet më ta forta do të fitojë”, është shprehur Borchardt i pyetur për mediat pas një takimi në një ekspozitë kundër korrupsionit.

Borchardt u pyet edhe lidhur me mundësitë e zgjidhjes së ngërçit politik në kushtet e mungesës së funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, por refuzoi të jepte një përgjigje duke shtuar se pala që jep argumentet më të mira, do të fitojë.

 

Të këshilluara

Mbërrin në KQZ dekreti i Presidentit Meta

Ka mbërritur në KQZ në orën 11:25 dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Më herët nënkryetari i këtij institucioni, Denar B...

11:36

Vidhet arka e xhamisë në Burrel

Xhamia e Burrelit është vjedhur gjatë ditës së sotme, nga një grup personash të paidentifikuar. Mësohet se grabitësit kanë marrë një shumë të konsiderueshme ...

11:15

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI