Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, ka braktisur mbledhjen pasi u shpreh se institucioni që ai drejton nuk mund të shqyrtojë dekretin e presidentit.
Anëtarët e propozuar nga PS në Komision kërkuan që të diskutonin në lidhje me dekretin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve, gjë që sipas Zgurit është e papranueshme.
Kreu i KQZ tha se dekretet e presidentit janë urdhërues për KQZ-në dhe nuk mund të zhbëhen hirearkitë.
“Mbledhja është thirrurr nga 2 kolegët e mi, ka 3 projektvendime për t'u diskutuar. Ju bëj me dije që kemi dekretin e Presidentit të Republikës. Dekreti në KQZ për të njoftuar subjektet zgjedhore me këtë akt. Situatë e pazakontë, si një lloj sfide. Nga njëra anë dekreti i Presidentit dhe nga ana tjetër një mbledhje për rendin e ditës të përcaktuar nga 2 kolegët. Në zgjedhjet e 2017 ka ndodhur e njëjta gjë. KQZ duhet t'i bindet dekretit, këtë bëmë dhe kur u vendos për datën e zgjedhjeve
Unë besoj se ka një hierarki ligjore, por e theksoj se mua personalisht nuk më ka ndodhur ndonjëherë që presidenti të marrë një vendim të tillë. Në gjykimin tim janë në të drejtën e tyre, por nuk dua të futem në debatin nëse janë apo jo në të drejtën e tyre. Nuk dua të gjykoj dekretin e Presdientit, ka organe të tjera si Gjykata Kushtetuese që e bën këtë gjë”, tha Zguri.