Flash

Abuzimi me tenderin e dezinfektimit, shkarkohet nëndrejtori i ISHP Tiranë

Lapsi.al 2 May 2019
Abuzimi me tenderin e dezinfektimit, shkarkohet nëndrejtori i ISHP

Shkarkohet nga detyra nëndrejtori i Inspektoriatit të Shëndetit Publik në Tiranë. Largimin e konfirmoi Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, njëherësh kordionatore e task-forcës antikorrupsion në raportimin javor.

Gjonaj tha se shkarkimi lidhet me shkelje ligjore në prokurorimin e tenderit për dezinfektimin e zonave bredetare dhe urbane. Sipas saj nuk janë përdorur të njëjtat kritere për vlerësimin e ofertuesve. Më poshtë pjesë nga fjala e ministres.

Strukturtat antikorrupsion kane verifikuar në ISHP Tiranë zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të ndjekura gjatë procesit të prokurorimit të një shërbimi shumë të rëndësishëm siç është dezinfektimi në zonat bregdetare dhe urbane për zonat Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.U konstatuan disa shkelje të ligjit për prokurimin publik veçanërisht në kuadër të procesit për vlerësimin e ofertave sikundër dhe në fazën e shqyrtimit të ankesave.

Nuk janë përdorur të njëjtat kritere për vlerësimin e ofertuesve. Janë rekomanduar 8 masa disiplinore. Largim nga puna për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, konkretisht nëndrejtorin e ISHP, përgjegjësin e sektorit të sëmundjeve infektive, për mjekun në sektorin e sëmundjeve infektive.

Po kështu janë rekomanduar masat vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për anëtarët e komisionit të shqyrtimit të ankesave për procesin e vlerësimit të operatorëve ekonomikë, konkretisht përgjegjësin e departamentit të informimit shëndetësor tekonologjisë dhe komunikacionit, dy specialistë si dhe vërejtje për përgjegjësin e laboratorit dhe specialistin entomolog.

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI