Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Rama: Qeveria nuk e ka për detyrë të fusë me zor partitë në zgjedhje, s'ka shtyerje

Lapsi.al 2 May 2019
Rama: Qeveria nuk e ka për detyrë të fusë me zor

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të ketë shtyrje të afatit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Sipas tij, qeveria nuk e ka për detyrë të fusë me zor partitë politike në zgjedhje dhe as të shtyjë afatet për shkak të tyre.

“Kujtuan se do trondisnin Evropën e Amerikën duke djegur mandatet e duke veshur jelekët, por në këmbim kanë marrë refuzimin e një maskarade të pashoqe, e po vazhduan kështu do të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike. Kujtojnë se do ngrenë njerëz për të djegur godinat e institucioneve duke shpresuar se do të prodhojnë dëshmorë në revolucionin e tyre imagjinar. Se në kohën e tyre u përgjigjeshin me kallashnikov, por gjetën disa të verbër që janë në burg për faj të tyre.

E megjithë broçkullat nga Samiti, u tha se do më tërhiqnin veshin për zgjedhjet, nuk më zuri veshi, asnjë fjalë të kësaj natyre, zero. Në demokraci askush nuk është i detyruar të hyjë me zor në zgjedhje. S’është detyrë e qeverisë të fusë me zor në zgjedhje partitë, as e drejtë të shtyje afatet pse disa parti nuk duan të hyjnë. Ndërsa për parti apo individë që duan të kthehen në zjarrvënës të zgjedhjeve ka një kapitull në kod. Duhet të informojmë mirë publikut, në këtë aspekt kodi penal ‘ka nevojë për asnjë ndryshim, përbën një bazë solide ligjore”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI