Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Detaje nga 'Rinasi'/ Kush qëlloi mbi Admir Muratajn, misteri i përfshirjes së dy personave me aftësi të kufizuara

Lapsi.al 2 May 2019
Detaje nga 'Rinasi'/ Kush qëlloi mbi Admir Muratajn, misteri i

Kur kanë kaluar 21 ditë nga vrasja e Admir Muratajt në aeroportin e Rinasit, ende nuk dihet saktësisht se kush e qëlloi atë për vdekje.

Fillimisht u tha se kishte një shkëmbim zjarri midis një patrulle policie dhe grabitësve të armatosur, pretendim i cili nuk u faktua.

Tani, pranë prokurorëve të çështjes është dorëzuar një akt-ekspertimi mjeko ligjor i të ndjerit Admir Murataj, por dilemat se kush e qëlloi atë vijojnë edhe pas raportit.

I cilësuar si organizatori i grabitjes, Murataj mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë. Autopsia, siç shkruan A2CNN, tregon se Murataj u qëllua me një armë Kallashnikov, në syrin e djathtë, i cili e bëri të pa identifikueshëm imazhin e tij.

U desh ndërhyrja e familjarëve që të bëjnë identifikimin e kufomës. Por distanca nga e cila është qëlluar Admir Murataj mbetet enigmë, bashkë me personin që e eliminoi atë, pak minuta pas grabitjes.

Teksa vazhdojnë hetimet për grabitjen e bujshme, janë bërë verifikime edhe për dy numra celularësh të cilët dyshohet që janë përdorur nga grabitësit.

Sipas Abc News, ata rezultojnë të jenë blerë në tregun e zi, ndërsa janë regjistruar në emër të dy personave me aftësi të kufizuara.

Për grabitjen e 9 prillit janë arrestuar 6 persona. Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë ditën e enjte seancën për mbylljen e hetimeve të dosjes për Muratajn, i cili ishte akuzuar si koka e grabitjes së blindave me para të bankave në rrugën drejt Rinas në vitin 2017.

Të këshilluara

Thaçi: SHBA ka rol vendimtar në dialog

Presidenti Hashim Thaçi në Samitin e Berlinit ka thënë se të gjithë jemi dëshmitarë se dialogu aktualisht është i bllokuar dhe se sipas tij janë disa faktorë që...

19:13

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI