Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Rama i përgjigjet Haradinajt: Nuk tregohen ato që fliten në samite

Lapsi.al 1 May 2019
Rama i përgjigjet Haradinajt: Nuk tregohen ato që fliten në

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje të gjatë homologut të tij kosovar Ramush Haradinaj i cili tha pas samitit të Berlinit se në takimin me dyer të mbyllura i bënte më shumë presion Rama se Vuçiç. Më poshtë përgjigjja e Ramës.

E VERTETA IME ME SHUME DESHMITARE

Si rregull udhëheqësit nuk i komentojnë ne publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me teper pa rene dakord paraprakisht dhe lere pastaj t'i shtremberojne, duke genjyer per te dale "burra te mire" para popullit te tyre, si te ishin duke shitur mish ne pazar. Me vjen sinqerisht keq qe miku im Ramush, nuk e ka mesuar ende kete rregull kaq te thjeshte, megjithese normalisht ky s'eshte as ndonje rregull udheheqesish ne fakt, po nje norme elementare mirekuptimi njerezor. Nuk eshte hera e pare qe e ben, po eshte hera me e gabuar dhe prandaj kete here, s'e kaloj dot ne heshtje si te tjera.

Askush s'i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as i'a ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!

LEXO EDHE: Haradinaj dëshmon dyfytyrësinë: Rama flet ndryshe me të huajt, ndryshe për shqiptarët (VIDEO)

I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem.

E kam mbeshtetur dhe e mbeshtes edhe sot taksen si nje "klithem" te Kosoves, qe ta degjoje bota dhe si te tille edhe e kam mbrojtur, kudo e me kedo. Po une di qe ajo eshte nje takse qe i eshte vene Serbise, jo nje mur qe i eshte vene Gjermanise, Frances apo SHBA, per t'i ndaluar ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven, ne rrugen e perpjekjes se mundimshme historike drejt njohjes perfundimtare nga gjithe bota. Dhe kur keta aleate te medhenj dhe te pazevendesueshem dot nga askush e askurre (pa te cilet jo Ramushin, po as Kosoven dhe te drejten e saj njeqind vjet te mohuar s'do ta njihte kurrekush ende sot), kerkojne thjesht pezullimin e perkohshem te takses, ne menyre qe te mund ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven drejt njohjes se saj te plote nderkombetarisht, refuzimi eshte i pakonceptueshem per mua.

Shtoj ketu se me ka mbetur gozhde fakti qe miqte e medhenj, hasen ne nje refuzim te pashpjegueshëm edhe kur propozuan qe perkunder pezullimit te perkohshem te takses, nese ne fund te muajve te dialogut nuk do te arrihej objektivi final i nenshkrimit te paqes, atehere do t'i hapej perfundimisht rruge liberalizimit te vizave per Kosoven(!).

Gjithsesi, meqe Ramushi u qa publikisht se une i paskësha bere me shume presion se sa Vuçiçi per heqjen e takses, mua s'me mbetet tjeter veçse te ngushëllohem me faktin qe pas samitit edhe Vuçiçi, u shpreh publikisht ndaj meje po aq i palumtur sa Ramushi.

S'kam dashur dhe s'dua te hyj asnjehere ne polemika publike me askend ne Kosove, aq me pak me kryeministrin e Kosoves. Uroj qe te mos jem i detyruar ta bej perseri. Ai ka te drejten e tij te flase ne emer te Kosoves, po mua s'ma heq dot askush te drejten te flas per Kosoven.

Të këshilluara

Thaçi: SHBA ka rol vendimtar në dialog

Presidenti Hashim Thaçi në Samitin e Berlinit ka thënë se të gjithë jemi dëshmitarë se dialogu aktualisht është i bllokuar dhe se sipas tij janë disa faktorë që...

19:13

Afati i regjistrimit të koalicioneve në KQZ

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” është grupimi i parë i partive politike që pritet të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. ...

15:23

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI