Opozita i ka bërë thirrje qytetarëve t'i bashkohen protestës së nesërme në orën 18:00, për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama. Ndryshe nga protesta e së enjtes së kaluar, opozita ka vendosur këtë herë të bllokojë rrugët në 12 qarqet e vendit.
Akset që do të bllokohen:
1. Qarku Kukes - Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik
3. Qarku Lezhe - Mbikalimi Milot
4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel - Rreshen- Klos.
5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades
6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja
7. Qarku Elbasan - Mbikalimi Bradashesh
8. Qarku Korçe - Hyrja, rruga nacionale e Korçes.
9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene - Gjirokaster .
10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat - Ura Vajgurore.
12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan