Në kuadër të 1 Majit, Edi Rama ka zgjedhur të komentojë raportin e Bankës Botërore për Shqipërinë, lidhur me krijimin e vendeve të reja të punës.
Në Twitter, Rama shkruan se papunësia ka rënë më shumë 6 % pak pasi mori detyrën.
“Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon!
Papunësia ka rënë më shumë se 6% qyshse morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa NE”- shkruan Rama.