Flash

PD: Detyrat që do të ketë qeveria tranzitore

Lapsi.al 1 May 2019
PD: Detyrat që do të ketë qeveria tranzitore

PD së bashku me aleatët po punon për hartimin e një platforme të detyrave që do të ketë qeveria tranzitore.

Duke e cilësuar si kusht të panegociueshëm për të hyrë në zgjedhjet vendore krijimin e një qeverie tranzitore, demokratët janë duke punuar dhe do të prezantojnë detyrat që do të ketë kjo qeveri.

Sipas burimeve nga grupi i punës që është duke punuar për këtë platformë, detyra kryesore që do të ketë kjo qeveri e mandatuar me konsensusin e të gjithë aktorëve politikë do të jetë përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme.

Demokratët pritet të kërkojnë që kjo qeveri të punojë me një afat 3-6 muaj deri në zhvillimin e zgjedhjeve. Gjithashtu, pritet që të kërkohet për depolitizim të komisioneve zgjedhore. Në fokus të qeverisë tranzitore do të jetë edhe miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, nga i cili, aktualisht, për shkak të lënies së mandateve, janë të përjashtuar PD dhe LSI.

 

 

Të këshilluara

Afati i regjistrimit të koalicioneve në KQZ

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” është grupimi i parë i partive politike që pritet të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. ...

15:23

Sot 1 maji/ Rama: Papunësia ka rënë

Në kuadër të 1 Majit, Edi Rama ka zgjedhur të komentojë raportin e Bankës Botërore për Shqipërinë, lidhur me krijimin e vendeve të reja të punës. Në Twitter,...

13:48

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI