Flash

E konfirmon UEFA, 'Arena Kombëtare' nuk inagurohet me 11 qershor (FOTO)

Lapsi.al 1 May 2019
E konfirmon UEFA, 'Arena Kombëtare' nuk inagurohet me 11 qershor

11 qershori ishte afati i vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit për inagurimin e stadimit të ri “Arena Kombëtare”, dita kur edhe do të luhej ndeshja kundër Moldavisë.

Por për të parë skuadrën kuqezi të luajë në stadiumin e ri duhet pritur akoma më gjatë. Një konfirmim për këtë vjen nga UEFA.

Uefa Ndeshja

Në axhendën e sfidave për eliminatoret e Euro 2020, qeveria europiane e futbollit tregon se përballja mes Shqipërisë dhe Moldavisë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Ndoshta në Federatën Shqiptare të Futbollit vazhdojnë të besojnë se “Arena Kombëtare” do të jetë gati në afatin e përcaktuar më parë, pasi në adresën zyrtare të saj mbetet ende në fuqi ky stadium si fusha pritëse e ndeshjes së 11 qershorit.

Deri në këtë ditë mbeten pak më shumë se një muaj, ndërsa punimet në impiantin e ri kanë hyrë në një tjetër stad. Pas montimit të impiantit elektrik të ndriçimit, tani ka filluar puna për dranazhimin e fushës, që i hap rrugë vënies së tapetit jeshil. Aktualisht po punohet me ritme të larta, por duhet parë nëse do të arrihet objektivi i FSHF-së, që ta ketë stadiumin gati pas 41 ditësh.

Të këshilluara

Sot 1 maji/ Rama: Papunësia ka rënë

Në kuadër të 1 Majit, Edi Rama ka zgjedhur të komentojë raportin e Bankës Botërore për Shqipërinë, lidhur me krijimin e vendeve të reja të punës. Në Twitter,...

13:48

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI