Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

PD prezanton platformën e qeverisë tranzitore, Basha: Vendi është në kolaps

Lapsi.al 2 May 2019
PD prezanton platformën e qeverisë tranzitore, Basha: Vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar sot platformën që opozita e bashkuar propozon me 10 detyra kryesore të listuara, për t’u përmbushur nga qeveria tranzitore në funksion të mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Gjatë fjalës së tij, Basha ka vënë theksin tek qendrimi ndërpartiak i opozitës në kërkesën për largimin nga detyra të Kryeministrit Edi Rama. “Zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, janë farsë, janë tentativë e dështuar, nuk do të lejojmë që krimi të bëjë më zgjedhje në vend. Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave.”- është shprehur Basha.

Për kreun e PD-së, krijimi i një qeverie tranzitore dhe zbatimi i platformës do të mund të nxirrte vendin nga kolapsi institucional dhe ekonomik, që sipas tij ka sjellë edhe largimin në masë të të rinjve nga vendi.

“Jemi në një kolaps. Të gjithë kemi shokë, familjarë kushërirë të cilët janë larguar nga vendi. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë shkatërrimin e qindra miëjra vendeve të punës. Shëndetësia është në krizën më të thellë. Ka dy arsye për këtë. Arsyeja e parë është që kjo Qeveri dhe pseudomazhorancë nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë, kanë ardhur si produkt i bashkëpunimit me krimin dhe një grusht oligradkës. Kur vjen në pushtet një grusht kriminelësh kur e lidh fatin me kriminelët nuk të bëhet vonë për qytetarët.

Arsyeja e dytë është se ndryshe nga ç’parashikon sistemi , këtu të gjitha pushtetet janë në një dorë. Pra nuk është parlamenti që kontrollon qeverinë,është qeveria që kontrollon parlamentin. Kemi folur në tryezat e mëparshëm për nevojën për të kaluar këtë krizë, për një transformim të thellë për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur të funksionimit të Drejtësisë dhe mbështetjen sociale të shtresave në nevojë për të sjellë standartet në shëndetësi dhe arsim.”- tha ndër të tjera kryedemokrati.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI