Flash

"Der Spiegel", Haradinaj: Nuk negocioj me një bastard si Vuçiç

Lapsi.al 2 May 2019
"Der Spiegel", Haradinaj: Nuk negocioj me një bastard si

Në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane ‘Der Spiegel’, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar edhe arsyet pse nuk do të dëshironte të ulej në një tryezë për paqe me presidentin Aleksandër Vuçiç.

“Unë nuk do të negocioj me atë bastard”, ka thënë Haradinaj, deklaratë të cilën gazeta gjermane e ka vendosur edhe në titull të shkrimit, intervistë  kjo e botuar edhe javë më parë, por që është përsëritur nga gazeta gjermane. Në intervistë, Haradinaj përshkruhet si një burrë shteti i rafinuar, i cili gëzon popullaritet në Kosovë.

“Po mos të ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta Republika më e re në Evropë nuk do të ekzistonte”, shkruan Der Spiegel.

Në këtë shkrim përmendet edhe nofka e Hardinaj, të cilët ai e mbante edhe gjatë luftës në Kosovë.

“Nën nofkën e ‘Smajl’, ai ka komanduar një pjesë të UÇK-së, që kulmoi me kryengritjen kundër forcave okupuese serbe në Kosovë. Sot ai është kreu i një vendi që kërkon të anëtarësojë vendin e tij në Evropë”, shkruhet në gazetë.

Ramush Haradinaj në luftën e Kosovës ka qenë komandant i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit. Dy vëllezërit e tij, Luani dhe Shkëlzeni u vranë në luftë e sipër për të çliruar Kosovën nga Serbia.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI