Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Haradinaj: Samiti i Berlinit ka normalizuar rajonin

Lapsi.al 2 May 2019
Haradinaj: Samiti i Berlinit ka normalizuar rajonin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se Samiti i Berlinit e ka normalizuar rajonin. Ai ka shtuar se samiti i është kushtuar marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe se takimi i ardhshëm do mbahet pas 3 muajsh në Paris.

“Kosova duhet të plotësojë formatin e tij, sepse nuk bëhet vetëm fjalë për një takim, por për një dialog, dhe se në dialog duhet të jetë edhe delegacioni i mandatuar nga parlamenti. Përveç presidentit Thaçi, duhet të jenë edhe Limaj, Pacolli e Ahmeti. Po shkojmë në një proces serioz. Sa i përket marrëdhënies Kosovë-Serbi, besoj se tashmë jemi formuar, dhe nuk shkohet në dialog për shkëmbim territoresh, por për njohjen reciproke. Dhe është qartësuar se nuk do të diskutohet për taksën”.-është shprehur Haradinaj.

Ndër të tjera, Haradinaj është ndalur edhe te takimi i Parisit të cilin e ka cilësuar si më serioz, ndërsa ka shtuar se duhet të koordinohen me Amerikën.

“Takimi i Parisit është më serioz, dhe duhet të koordinohemi me Amerikën sepse është garantuese e një marrëveshje”.

Sa i takon ideve për shkëmbimin e territoreve, ai është shprehur se ato tashmë i përkasin të kaluarës.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI