Flash

FOTO/ Gazi lotsjellës në protestën e opozitës me mbishkrimin “Made in Serbia”

Lapsi.al 26 February 2019
FOTO/ Gazi lotsjellës në protestën e opozitës me mbishkrimin

Në kulmin e protestës së opozitës përpara parlamentit pasditen e së martës, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Efekti ishte i fortë mbi të pranishmit. Lot nga sytë, të vjella dhe bllokim të frymëmarrjes tek të gjithë që rendnin ti shpëtonin tymit. Protestuesit, por edhe krerët e partive u bënë thirrje forcave të rendit të mos hidhnin më tymuese për shkak të efektit shkatërrues që kishte mbi ta.

Nga një foto e siguruar në protestë, duket se policia ka përdorur gaz lotsjellës të tipit “MN-01 Muzzle blast”. Nga një kërkim i thjeshtë në internet ky lloj gazi shpjegohet si "një fishek kimik neutralizues, i destinuar për të kontrolluar trazirat dhe që shkakton paaftësi të përkohshme të turmës së pambrojtur.

Kur hidhet në drejtim të një objektivi të caktuar, 'MN-01' kontaminon gjithë zonën dhe “paralizon” përkohësisht turmën. Ai shkakton acarim të fortë, ngacmim të syve, mukozë, kollë dhe frymëmarrje të përshpejtuar, por pa dëmtime të përhershme” – thuhet në shpjegimin e produktit në faqen zyrtare të kompanisë serbe që e prodhon.

Ajo është “Trayal Corporation” me qendër në Krusevac të Serbisë. Kompania thotë në faqen e saj se është në treg që nga viti 1898. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI