Ish-ministri i Brendëshëm Fatmir Xhafaj është parë në ambientet e jashtme të Kuvendit ndërkohë që rreth tij protestonte opozita. Xhafaj dukej i painteresuar për atë që ndodhte brenda. Ai po shihte atë që ndodhte së bashku me deputetin e PS-së, Flamur Golemi dhe dy këshilltarë të Kuvendit. Në një kohë që vazhdon protesta deputetët e PS-së kanë shtuar emrat për të folur në sallë. Mendohet për dy arsye, e para për të zgjatur seancën derisa të shpërndahet protesta ose për ta sfiduar atë. ©LAPSI.al
