Flash

Balla nga salla e Kuvendit: Basha me huliganët, ta harrojë pushtetin në tavolinë

Lapsi.al 26 February 2019
Balla nga salla e Kuvendit: Basha me huliganët, ta harrojë pushtetin

Ndërsa jashtë saj vijon protesta e opozitës dhe nuk mungojnë aktet e dhunës, brenda në parlament vijon seanca. Kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla tha se opozita kërkon pushtetin në tavolinë, por kjo nuk do të ndodhë.

“Me djegien e mandateve tregoi një akt papërgjegjshmërie duke vendosur një precedent të rrezikshëm që kur një opozitë nuk i pëlqen rezultati i zgjedhjeve nuk hyn në parlament. Lulzim Basha ka mbledhur disa huliganë përpara parlamentit që dhunuan institucionin dhe deputetët e mazhorancës. Kërkon pushtetin në tavolinë, por ta harrojë.

Ne do ti fitojmë edhe zgjedhjet e 2021 sepse ne u kemi qëndruar besnikë shqiptarëve. Do t’i japim një leksion edhe në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kush mendon se nuk do ketë zgjedhje në 30 qershor gabohen. Ne kemi modele të suksesshme në pushtetin lokal dhe le të dalë PD dhe LSI dhe të na tregojnë një model suksesi në pushtetin lokal” – tha Balla. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Protestuesit ndezin zjarr përpara Kuvendit

E shoqëruar nga tensionet ka nisur protesta e ditës së sotme para Kuvendit. Përveç tymueseve të hedhura prej protestuesve, është vënë re dhe ndezja e një zja...

17:35

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI