Kryeministri Edi Rama i ka quajtur si “qorra” protestuesit e opozitës që më datë 16 tentuan të hyjnë brenda Kryeministrisë, duke thyer dyert e godinës së qeverisë.
“Nëse goditet turizmi, goditet ekonomia e të gjithëve atyre që merren me sipërmarrjen. Goditen shpresat e tyre që jetojnë me turizmin. Kjo goditje prek aty ku s’preket dhe s’ka të bëj me bindjet politike.
Ata qorra që i binin me kokë murit të Kryeministrisë, që nxitur nga qorrat që s’kanë çfarë t’i bëjnë murit të Kryeministrisë, i kanë rënë këmbëve ekonomisë duke e penguar të ec ashtu siç duhet, por kanë çuar mesazh të keq jashtë vendit.
I kanë dhënë mesazhin: “Mos hajdeni në Shqipëri të investoni sepse këtu njerëzit i bien murit me kokë”.
Lulit i shkoni mbrapa? (Qesh). Ata që shkojnë mbrapa Lulit, se Luli shkon mbrapa Monikës. Këtu në Lushnjë është për të thënë që: “O Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës”. Dhe kush flet për blerjen e votave?
Nëse Zoti do të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja. Larg qoftë. Gjëja parë që do bënte Zoti do mbyllte Monikën në shtëpi”, - tha Rama ne Lushnje.