Zëdhënësja e qeverisë, deputetja Elisa Spiropali nuk ka kursyer sulmet ndaj opozitës gjatë fjalës së saj në parlament. Si zakonisht ajo nuk e ka përmbajtur dot veten, duke e quajtur opozitën “plaçkë” që shqiptarët duhet ta hedhin në kosh pasi “do të lindë një opozitë e re”.
“Dua t’i kujtoj një shprehje të Çerçiz Topullit, “kush lufton për plaçkë, plaçkë është edhe vetë”. Shqiptarët do t’i degdisin në koshin e historisë dhe nga ajo mund të lindë një opozitë e re nga shqiptarët dhe për shqiptarët”, - deklaroi Spiropali së cilës i mungon sot kryeministri në sallë.