Flash

Basha: Nuk e njohim më policinë, mosbindje civile nga jugu në veri

Lapsi.al 26 February 2019
Basha: Nuk e njohim më policinë, mosbindje civile nga jugu në

Kreu i PD-së, Lulzim Basha foli nga selia partisë në përfundim të protestës së organizuar para parlamentit. Siç dihet në këtë protestë pati tension dhe policia hodhi gaz lotsjellës disa herë ndaj protestuesve që tentuan të çajnë kordonin. Basha u shpreh se opozita nuk do të njohë policinë që ushtroi dhunë ndaj qytetarëve dhe se mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri.

“I treguam Maduros së Ballkanit dhe mbarë botës se ky vend ka zot. Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestuan në paqe. Sot, ne nuk kemi më Kuvend, nuk kemi më qeveri dhe për fat të keq nuk kemi as polici. Kemi një bandë hajdutësh dhe kriminelësh që kanë vjedhur Shqipërinë. Sonte le t’i çojmë këtë mesazh çdo qytetari që ne nuk njohim më jo vetëm qeverinë e krimit por edhe policinë e krimit. Mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri dhe do ta çlirojmë këtë vend.

Çdo kush me uniformë, me syze analisti apo kostum oligarku që është pranë kësaj bande, është tradhtar i popullit të vet, është tradhtar i interesave të qytetarëve të thjeshtë dhe do të trajtohet si tradhtar i qytetarëve të thjeshtë. Të bashkuar si asnjëherë, demokratë dhe socialistë, myslimanë dhe të krishterë vazhdojmë rrugën tonë drejt demokracisë evropiane” - tha Basha.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI