Flash

Genocidi në Srebrenicë/ Kërkohet burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiç

Lapsi.al 24 April 2018
Genocidi në Srebrenicë/ Kërkohet burgim i përjetshëm

Prokurorët e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar që ish-udhëheqësi i serbëve në Bosnje, Radovan Karaxhiç, të dënohet me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për genocid.

Prokurorja Katrina Gustafson, para një paneli prej pesë gjyqtarësh të Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në Hagë, ka thënë se Karaxhiç ka “abuzuar fuqinë e tij për të derdhur gjakun e viktimave të panumërta” gjatë luftës në Bosnjë, që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë në fillim të viteve 90-të.

“Drejtësia kërkon që ai të marrë dënimin më të lartë të mundshëm – burgim të përjetshëm”, ka thënë Gustafson.

Në mars të vitit 2016, Karaxhiç është shpallur fajtor për dhjetë akuza që lidhen me mizoritë e kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1992-95 dhe është dënuar me 40 vite burgim.

Ai është dënuar për genocid, lidhur me rolin e tij në Masakrën e Srebrenicës, ku rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë. Kjo ngjarje konsiderohet si masakra më e rëndë në Evropë, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Lufta në Bosnje mori jetën e mbi 100 mijë personave dhe rreth 2.2 milionë të tjerë, u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Karaxhiç ka kërkuar rigjykim apo lirim nga akuzat.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër (FOTO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Shkodër. Në lagjen 'Bahcallëk', një i moshuar që po lëvizte me bicikletë është goditur nga një automjet dhe për pasojë ka g...

16:05

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI