Flash

Vuçiç: Serbia do zgjidhjen e problemit të Kosovës për të shpëtuar nga falimentimi

Lapsi.al 24 April 2018
Vuçiç: Serbia do zgjidhjen e problemit të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se vendi i tij dëshiron që të zgjidhen mosmarrëveshjet me Kosovën, në mënyrë që ajo të luftojë falimentimin, të zvogëlojë borxhin publik dhe papunësinë.

Vuçiç u shpreh kështu në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel.

“Dëshira e Serbisë është që të zgjidhet problemi i Kosovës, në mënyrë që ajo ta luftojë falimentimin, ta zvogëlojë borxhin publik dhe papunësinë, dhe do ta zgjidhim, nëse kemi mjaft guxim dhe përmbajtje, kemi shans që ta zgjidhim këtë problem”, - është shprehur Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb u shpreh se ai do të bëjë gjithçka që të ketë një zgjidhje nga dialogu me Kosovën. Sipas Vuçiç, serbët nuk duhet të presin që ajo të jetë maksimaliste, por vetëm rezultat i një kompromisi të pranueshëm për të dyja palët.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër (FOTO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Shkodër. Në lagjen 'Bahcallëk', një i moshuar që po lëvizte me bicikletë është goditur nga një automjet dhe për pasojë ka g...

16:05

Marko Gjuriç kërcënon serbët e Kosovës

Sikurse para tre muajve kur krerët e Listës Serbe në Zubin Potok patën kërkuar nga serbët që të mos hyjnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe u kishte rekom...

14:49

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI