Flash

Pezullohet mësuesja që rrihte nxënësit e mitur në Patos

Lapsi.al 24 April 2018
Pezullohet mësuesja që rrihte nxënësit e mitur në Patos

Pas rastit të denoncuar në emisionin “Fiks Fare”, ku një mësuese ushtronte dhunë dhe bënte presion psikologjik ndaj fëmijëve të klasës së dytë të shkollës “Sotir Çapo” në Zharrës, Drejtoria Arsimore Fier ka pezulluar nga detyra mësuesen Juliana Dine.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, DAR Fier bën me dije se është njohur nëpërmjet emisionit Fiks Fare për qëndrimet e mësueses dhe shpreh indinjatën institucionale për gjuhën e përdorur nga kjo mësuese në komunikimin me nxënësit dhe prindërit e nxënësit. Drejtoria Arsimore mori masën disiplinore ‘pezullim nga detyra’ dhe fillimin e procedurave disiplinore për largimin nga Puna të mësueses Juliana Dine.

DAR Fier falenderon emision investigativ ‘Fiks Fare’ për denoncimin e këtij rasti dhe çdo fenomeni tjetër dhune psikologjike apo fizike ndaj nxënësve, duke dhënë një kontribut të çmuar për të krijuar tek stafet pedagogjike një frymë dhe mendësi pune, kulture dhe respekti për çdo nxënës e prindër.

Të hënën në mbrëmje në emisionin investigative “Fiks Fare”, nëpërmjet pamjeve filmike denoncoi një mësuese të shkollës fillore në Zharrëz, Patos, e cila qëllo1nte me shpullë dhe shkop fëmijët e klasës së dytë, të moshës 7 dhe 8 vjeç. Madje, ajo ushtronte edhe dhunë psikologjike, duke i quajtur të miturit ‘zhulsa, të palarë, të këqij’ etj. Pas dhunës, mësuesja i mësonte fëmijët që mos të tregojnë në shtëpi se çfarë ndodh në klasë./ Top Channel

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër (FOTO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Shkodër. Në lagjen 'Bahcallëk', një i moshuar që po lëvizte me bicikletë është goditur nga një automjet dhe për pasojë ka g...

16:05

Marko Gjuriç kërcënon serbët e Kosovës

Sikurse para tre muajve kur krerët e Listës Serbe në Zubin Potok patën kërkuar nga serbët që të mos hyjnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe u kishte rekom...

14:49

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI